Shitet apartament 1+1, post parkimi dhe oborr privat - Turquoise Marina
LISTING ID: 712
Shitet apartament 1+1, post parkimi dhe oborr privat tek Turquoise Marina!
Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdha në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350.000 m2, nga te cilat 35.000 m2 sipërfaqe ujore, 5.000 m2 zona te dedikuara sportive dhe 3.000 m2 korsi per bicikletat. I konceptuar me nje total prej 307 vila dhe 216 apartamente, kompleksi eshte i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit. Me një distance prej 40 km nga Tirana, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.
Veçanti e këtij projekti është Kanali përshkues që lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit dhe siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij. Menaxhimi i ketij kanali do të jetë i ndryshëm nga menaxhimi i rezidencës, kontrolli i kanalit do të bëhet me pika vrojtimi në fillim dhe në fund të tij. “Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën rrethuar me ajrin e pastër mes pishave të buta dhe të egra.
Informacion mbi Apartamentin:
• Apartamenti ndodhet në katin 0, objekti 11-1
• Sipërfaqe (Bruto): 69.9 m2.
• Sipërfaqe (Neto) : 60.8 m2
Organizimi:
• Korridor Shpërndarës
• Salloni i ndenjes i vecuar nga ambienti i gatimit
• 1 Dhome gjumi
• 1 Tualet
• Oborr
• Post Parkimi
Cilësime të tjera:
• Cilësi e lartë ndërtimi në përputhje me parashikimet e EUROCODE
• Kubaturë e rregullt
• Izolim termik
• Sistem i dixhitalizuar sigurie
• Akses ne pishina, bar, restorant, aquapark dhe Marine Port
• Plazh privat, korsi bicikletash, ambiente sportive dhe port ankorimi per mjetet lundruese